Qeveria e Mbretrisë së Bashkuar tani ka publikuar detaje mbi sanksionet që planifikon të vendosë ndaj Rusisë dhe oligarkëve pranë Putinit.
BBC raporton se qeveria britanike ka vendosur që të ngrijë pasuritë e tre individëve, të cilët janë Gennadiy Timchenko, Boris Rotenberg dhe Igor Rotenberg.
Krahas tyre, britanikët kanë vendosur që të aplikojnë sanksione edhe ndaj pesë bankave ruse, të cilat janë: Rossiya, IS Bank, General Bank, Promsvyazbank dhe Banka e Detit të Zi.
Gjatë fjalës së tij ku foli mbi sanksionet mbi Rusinë pas pushtimit të Ukrainës, Boris Johson tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të kërkojë një zgjidhje diplomatike deri në momentin e fundit.
Kryeministri ka thëmë se tre të sanksionuarit janë endër më të pasurit në Rusi.
“Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj do të vazhdojnë të vendosin sanksione kundër Rusisë”, përfundoi ai.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Britani#Rusi#TopChannel
Ещё видео!