#oranews #edirama
Kryeministri Edi Rama deklaroi se lustracioni i propozuar nga Partia Demokratike është një truk për të mos hapur dosjet.
Duke dolur për projektligjin për hapjen e dosjeve, Rama tha se dosjet janë hapur që në 2015 por ka mbetur e paprekur vetëm një kategori e caktuar figurash të larta.
Rama e pranoi se në këtë proces i solli I.M, teksa hodhi akuza ndaj Berishës dhe Partisë së Lirisë.
Edi Rama: Duke pasur 8 vjet mundësinë për të hapur dosjet dhe nuk e bëtë. Lustracioni nuk është asgjë tjetër përveçse një truk për të mos i hapur kurrë dosjet. Lustracioni është akt barbarie antikushtetuese dhe antieuropiane që është rrëzuar kohë përpara sesa ta tentonte pjella antikomuniste e komunizmit, Partia e lavdishme Demokratike, nga Gjykata e të Drejtave të Njeriut. Lustracioni është njësoj si klithmat për të mbrojtur Kosovën shoqëruar me thikën mu në Këshillin e Europës dorë për dore me delegacioni rus për të votuar rezolutën e tmerrshme të trafikimit të organeve.
Ku e ke Oerd non gratën, pse nuk vjen ta votojë heqjen e nenit numër 4 dhe ti hapë rrugë hapjes së dosjeve që janë dosje personash me rëndësi që nuk hapen dot se siç thotë Autriteti i Dosjeve që nuk e krijoi PD por PS. Ju që ulërini më shumë i mbajtët mbyllur dosjet. Ne i hapëm dosjet. Dosjet janë hapur që në 2015, është vetëm një kategori e pahapur, figura të rëndësishme të shtetit të pajisur me certifikatën e pastërtisë së figurës që në fakt rezultojnë në dokumnentet e ish-Sigurimit të Shtetit. Për këtë kemi ardhur këtu ne.
Shteti I.M me të cilin jeni futur bashkë në rublaçorba. Të shkojmë në Gjykatë të Lartë, po pse kur farë mirë heqim këtë nenin dhe çlirohemi të gjithë. Dhe Partinë e Liries e shohim të gjithë me lehtësim shpirtëror nëse shtetasi I.M nuk është ai për të cilin gojëve të liga dhe mendjeve të mbrapshta u shkon mendja. Pse mos ta hapim?
Pse nuk vjen këtu Partia e Liries dhe Liria e Partisë që të votojë? Sepse është pikërisht ajo parti bashkë me atë parti që nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve, hedhjen dritë mbi të gjitha hijet sepse kanë dashur që hijet të vazhdojnë të vijnë vërdallë. Sa më shumë të vijnë vërdallë aq më shumë mund të ulërihet kundër hijeve. Falë komunizmit lulëzon prej 32 vitesh një shkollë oratorie që patëm rastin edhe sot ta shohim. Dalin këtu njerëz që nuk kanë lidhje dhe flasin sikur u ka rënë mbi kokë gjithë persekutimi komunist në 2022.Komunizmi ka vdekur, ka shumë kohë. Ajo që vazhdon jetion është pjella e ligë e komunistit antikomunist si frymë dhe qasje.
Më herët deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kërkoi nga kolegët e parlamentit që të votojnë projektligjin për hapjen e dosjeve.
Në fjalën e saj Tabaku tha se ky është një ligj i vonuar, të cilin PD ia ka borxh demokratëve dhe të persekutuarve të regjimit komunist.
Sipas saj ky ligj sëbashku me lustracionin duhet të ishin votuar kohë më parë.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!