Lajme Arkiva 2007
Mjaftojnë fjalët pavarësi dhe Ibrahim Rugova që çdo tubim elektoral në Kosovë të humbasë ngjyrimet politike dhe të shndërrohet në thirrje për pavarësinë e munguar.
Autoriteti i padiskutueshëm i Rugovës zor se do arrijë të zëvendësohet ndonjëherë, ndërsa ish-bashkëpunëtorë të tij jo më larg se një vit më parë u larguan për të formuar një tjetër parti politike.
Por dikush tjetër u rikthye në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Bujar Bukoshi duket se la mënjanë mëritë e vjetra dhe rinisi karrierën e tij politike pranë partisë që bashkë me Rugovën do të ishin pjesa më e rëndësishme e karrierës së tij politike.
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës në këto zgjedhje e ka nisur sot ditën elektorale me përqafimin e vajzës së tij më të vogël dhe bashkë me grupin e televizionit të Klan mori rrugën drejt Pejës në një nga takimet përmbyllëse të fushatës elektorale.
Politikani me profesionin mjek urolog ka qenë i njohur në Kosovë që në kohët e Ish-Jugosllavisë, ndërsa ishte nga të parët intelektualë që në fundvitet ’80 refuzoi masat e ndërmarra nga Serbia.
Pluralizmi në Kosovë do ta gjente Bujar Bukoshin anëtar të kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe i pari që do të merrte guximin të bëhej kryeministër në ekzil, asokohe Kosova ndodhej nën represionin e Beogradit.
Do të kthehej në Prishtinë në pranverën e vitit ’99 për qëndrimet e kundërta për luftën me një pjesë të lidershipit të Lidhjes Demokratike do të ftohnin marrëdhëniet mes tyre dhe do ta detyronin Bukoshin që në 2002-shin të formonte partinë e re të Kosovës.
Nuk mund të marrë asnjë vend në parlament, por pas vetes arriti të marrë një pjesë të ish-themeluesve të Lidhjes Demokratike.
Bujar Bukoshi: “Është një rikthim normal për mu, shumë i natyrshëm pas një ekskuzioni të shkurtër katër vjeçar dhe thjesht njeriu ndihet mirë kur rikthehet aty ku e kishte vendin. Për herë të parë sikur politika kosovare po kupton se koha e sloganeve edhe e fjalëve të mëdha, parullave, folklorit po mbaron.”
Gazetarja: Çfarë do sjellë zëri i Bukoshit ndryshe në parlamentin e ri të Kosovës?
Bujar Bukoshi: “Mund të sjellë piskamë. T’ju them të drejtën kam një inat kështu. Ky vend i ka këto shanse fantastike tani. Kemi përballuar kohëra shumë të rënda dhe tash e kemi kollaj, vetëm a po duam ne. Në qoftë se s’duam ne mendoj do të ishim idiota, për politikën po flas edhe për ata që i kanë hyrë këtyre punëve”.
Ish-kryeministër në ekzil, themeluesi i FARK, i ashpër në gjuhën e përdorur ndaj kundërshtarëve, kritik i hershëm i grupit të unitetit, Bujar Bukoshi rikthehet me bindjen se klasa politike e Kosovës ka ende rrugë të gjatë për të përmirësuar së pari vetveten.
Bujar Bukoshi: “Po, është një defekt i madh mendoj unë në shoqërinë kosovare, por edhe në këtë fushatë se praktikisht nuk ka debat politik, as nuk ka fushatë të mirëfilltë klasike”.
Gazetarja: Nuk mendoni se rrezikon disi forcat tradicionale duke e përqendruar debatin pikërisht mes tyre dhe Pacollit dhe jo mes vetes për të çuar më përpara politikën në Kosovë?”
Bujar Bukoshi: “Po, pikërisht ajo, dmth, ne po konsumohemi tani me një faktor, i cili është totalisht, ishte i panjohur. Për ato modele natyrisht nuk është i pari model. Është modeli i vëllezërve Kariq në Serbi, mirëpo t’ju përkujtoj se Kosova është shumë, shumë ma vulnerabil sesa një Serbi”.
Ndërsa kthehemi nga Peja drejt Prishtinës pak përpjekje duhet për të kuptuat se në Kosovën ende të pavarur dhe të varfër notat e zjarrta të patriotizmit rrezikojnë të tingëllojnë patetike.
Jo më kot politikanët e këtushëm tingujt e këngëve popullore i kanë përzier këtë fushatë me ritmet e tubofolkut që mbërrin nga Tirana sepse e përditshmja në Kosovë nuk ndryshon dhe aq nga ajo e fqinjëve të saj dhe patriotizmi nuk do mund të mbajë për gjatë larg debatit të të përditshmes, problemet e varfërisë, papunësisë apo korrupsionit./tvklan.al
Gazetare: Desada Metaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!