#hepatitis #hepatititekfemijet #komitetiteknikieksperteve
Hepatiti akut tek fëmijët, i cili është përhapur në 12 vende të ndryshme të botës ka vënë në alarm edhe sistemin shëndetësor shqiptar. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik pohojnë se po monitorojnë situatën, ndërsa mjekët pediatër deklarojnë se nuk ka asnjë të prekur deri tani.
Silva Bino: Ne kemi rritur alertin në lidhje me këtë gjë, kemi një survejancë sindromike që monitorojmë çdo lloj ikteri dhe në qoftë se kemi rritje, ne ndërhyjmë, por deri tani nuk vërejmë asnjë rritje apo shenjë shqetësuese.
Gjeorgjina Kule: Ne gjatë kësaj periudhe kemi vënë re çrregullime të mëlçisë në kuadër të Covid-19, por të gjitha rastet janë shëruar. Nuk kemi asnjë rast aktualisht përsa i përket çrregullimeve hepatike.
Gjithsesi, mjekët kërkojnë nga prindërit që të jenë të kujdesshëm dhe të kërkojnë ndihmën mjekësore në rastet kur fëmija nuk ndihet mirë.
Gjeorgjina Kule: Janë kryesisht shenja të traktit tretës, të vjellat, diareja. Nëse këto shenja persisatojnë, pastaj mund të shohim anoreksi, zverdhje të lëkurës…
Ekspertët mendojnë se hepatiti akut është një infeksion bashkëshoqërues i adenoviruseve dhe koronavirusit, por kjo mbetet vetëm një hipotezë, e cila duhet faktuar.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!