"Pro Business" një emision nga Oljana Maloku në Klan Plus.
Emisioni Pro Business në Tv Klan Plus ka patur në fokus rëndësinë e digjitalizimit dhe tekneologjisë për bizneset. Të ftuar në studio ishin ekspertët Znj. Elta Derri Liksenaj dhe Z. Erjon Curraj!
Znj. Liksenaj tha se kur flasim për marketing digjital shumica e individëve madje dhe atyre ndër rradhët e sipërmarrësve dhe të biznesëve, mendojnë që është thjesht marketingu në rrjete sociale. Në fakt sipas saj është vetëm një dimension i marketingut digjital, sepse ka dhe elementë të tjerë siç janë emaile-tdirekte, që dërgohen pra drejtpërdrejt tek konsumatorët aktuale apo te konsumatorët të synuar, potencial.
Ekspertja jep disa keshilla ku së pari duhet të kemi kujdes në marketingun e përmbajtjes, pra çdo përmbajtje që gjenerojmë në internet duhet të kemi parasysh që ajo qëndron aty për një kohë të gjatë. Prandaj është e rëndësishmeqë vazhdimisht të bëhet përditësimi i faqeve, të bëhet update-imi i tyre i vazhdueshëm.
Ndërsa Z. Erjon Curraj ngriti shqetesiin që atë nivel digjitalizimi që bizeset aplikuan gjatë kohës së pandemisë, tashmë janë duke e braktisur avash-avash.
“Kështu që, në Shqipëri, atë nivel që ne u muduam të krijonim dhe të afroheshim afër vendeve të zhvilluara sot, perëndimore dhe më tej më gjerë, jemi sërish duke e lënë pas.”- shprehet Curraj.
Sipas eksperteve Për të arritur atë nivelin e duhur dhe më të mirë të mundshëm të digjitalizimit të bizneseve në vend ka disa probleme. Bizneset e mëdha në Shqipëri nuk ndryshojnë fare pothuajse nga bizneset që janë jashtë në aspektin e brendësimit dhe përqafimit të teknologjisë. Kanë politika, kanë struktura të caktuara, investojnë e me rradhë…
Ndiqni per me teper emisionin e plote!
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!