Aplikacioni Tik Tok ka deklaruar se ka rënë dakord me autoritetet italiane për të bllokuar të gjithë përdoruesit që janë nën 13 vjeç. Kjo është një masë e marrë kompania pas vdekjes së një 10-vjeçareje duke kryer një sfidë e përhapur shumë në Tik Tok.
Autoritetet kanë deklaruar se Tik Tok kishte rënë dakord të bllokonte të gjitha llogaritë në Itali nga 9 Shkurt, dhe të forconte rregullat për të krijuar një llogari të re që të mos lejohen fëmijët të jenë përdorues i këtij rrjeti social.
Alexandra Evans, drejtuesja e Tik Tok për sigurinë e fëmijëve në Evropë, tha se do të shtonte një buton në aplikacion për të mundësuar që përdoruesit të raportojnë nëse shohin që ka fëmijë nën 13 vjeç që kanë llogari në aplikacion.
Nga ana tjetër dhe Prokurorët në Palermo po hetojnë lidhur me këtë ngjarje të rëndë, po ashtu janë autoritetet kanë shtuar kontrollet për fëmijët që përdorin mediat sociale.
Tik Tok, është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance, dhe së pari ka fituar popullaritetin në Azi, por tani ka dhe shumë përdorues në vendet e tjera.
Aplikacioni është bërë jashtëzakonisht i popullarizuar në mesin e adoleshentëve në Itali gjatë pandemisë COVID-19./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!