TIRANË- Të pa kënaqur nga çmimi i kompensimeve, banorët e Stacionit të Trenit, kanë dalë sërish këtë të enjte në protestë. Dhjetra banorë, banesat e të cilëve do të shemben për t’i hapur rrugë ndërtimit të Bulevardit të Tiranës, janë mbledhur pranë Stacionit të Trenit, duke bllokuar qarkullimin në një rrugë dytësore.
Ata kanë tentuar të bllokojnë në fakt rrugën kryesore, por nuk janë lejuar nga uniformat blu, të cilët të shumtë në numër kanë rrethuar banorët. Nga përballja me policinë një banoreje i ka rënë të fiktë, ndërsja shumë të tjerë janë parë tepër të shqetesuar, por të bindur për të mos i liruar shtëpitë.
Protestat e këtyre banorëve vijojnë prej ditësh pasi ata kërkojnë kompensim të drejtë të banesave dhe me vlerën e tregut. Një ditë më parë, ata kërkuan para Bashkisë së Tiranës që kjo e fundit t'u ndërtojë fillimisht një pallat ku ata të banojnë dhe më pas të lirojnë banesat.
Sakaq pranë banesave kanë mbërritur edhe fadromat e IKMT-së.
Banorët thonë se protestat do të vijojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Ещё видео!