Përpos të rënëve në krye të detyrës, tashmë kemi edhe efektivë policie të prekur nga COVID-19, po në krye të detyrës. Burime zyrtare konfirmojnë për “ABC News” se tre punonjës të policisë së Tiranës kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, të infektuar në krye të detyrës.
Dy nga efektivët e prekur me COVID-19 janë punonjës në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.
Njëri efektiv tek pritja e qytetarëve dhe kontrolli i mjeteve, e ndërsa tjetri oficer roje. Polici i tretë i konfirmuar pozitiv ushtron detyrën në Komisariatin e Vorës.
Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pritet përgjigjia e testit të bërë ndaj 5 efektivëve, të cilët kanë ndryshuar turnet me oficerin e infektuar. Pas përgjigjes së autoriteteve shëndetësore për oficerin roje, u janë marrë tamponët edhe efektivëve të tjerë në këtë drejtori, për shkak se i prekuri kishte ndryshuar disa mjete të policisë, ku edhe kishte pushuar.
Të prekurit nga ky virus, familjarët e tyre, si dhe disa nga kolegët e tyre tashmë janë karantinuar. Pas konfirmimit të rezultateve të para positive në rradhët e policisë, janë dezinfektuar edhe ambientet e policisë së Tiranës, drejtorisë së përgjithshme, si dhe komisariatet përkatëse.
Prej një muaji, efektivët e Policisë së Shtetit kanë dalë në gadishmëri të përforcuar, duke u përballur në rrugë me qindra qytetarë duke i këshilluar të zbatojnë ligjin e të dalin vetëm në fashat e orareve të lejuara. Ashtu si edhe mjekët e infermierët, edhe punonjësit e policisë janë në vijën e parë që rrezikojnë të preken nga ky virus./abcnews.al
Ещё видео!