Vaji i ullirit ka mbushur rrugët, por teksa tregu vendas është i tejngopur, askush nuk e blen më.
Teksa nuk kanë asnjë mundësi të shesin prodhimin e këtij viti, fermerët e Belshit gjatë fundjavës dalin në rrugë me shpresën se turistë të mundshëm do ta blejnë atë.
“Me 4 mijë lekë, me 3.5, me sa ta marrim”.
“Një litër vaji luledielli është 5 mijë lekë, vaji ullirit është 4 mijë lekë, skandaloze!”
“Malli ynë endet rrugëve, sikurse e shikoni radhë, fabrika do paguar, plus shpenzimet e tjera. Nga halli kemi dalë në rrugë për të shitur ndonjë kile të paguajmë fabrikën”, shprehen fermerët.
Të gjitha shpresat këta fermerë i kishin tek prodhimi i mbarë i këtij viti, por u zhgënjyen, jo vetëm nga çmimi, por edhe mungesa e tregut.
Asnjë politikë nuk është ndjekur për të favorizuar fermerët të cilët kanë investuar në qindra hektarë të mbjella me ullinj, duke u dhënë një pamje fantastike kodrave të Dumresë ku nuk të zë syri asnjë centimetër djerrë.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Tregu#Belsh#TopChannelNews
Ещё видео!