Qindra qytetarë jo vetëm nga Elbasani, por edhe nga rrethe te tjera te vendit, nga Kosova dhe Maqedonia, kanë festuar Natën e Verës në qytetin e Elbasanit.
Ata u grumbulluan tek sheshi para portës së Kalasë për të vijuar deri tek teatri “Skampa” për të festuar dhe për të qenë protagoniste të koncertit të madh organizuar nga Bashkia e Elbasanit. Këngëtarët më në zë të muzikës popullore, por edhe të lehtë, janë ngjitur në skenën e improvizuar në qendër të qytetit, madje mes tyre edhe humoriste si dhe trupa e cirkut.
Me interes te madh u prit pjesëmarrja e këngëtarëve Valbona Halili, Valbona Mema, Irma Libohova, Xhavid Dedej, Hajredin Gjeta, Sinan Hoxha, Silva Gunbardhi, Dafi, Xhensila Myrtezai, grupi i valleve, Cirku, si edhe vëllezërit Zena, të cilët që në orët e para të mëngjesit kanë zgjuar gjithë qytetin me këngët e tyre, madje duke ftuar qytetarët në shesh që të këndojnë dhe festojnë së bashku,
Ne Natën e Verës, festën pagane të qytetit të Elbasanit, mori pjese edhe kryetari i bashkise, Qazim Sejdini, i cili ka uruar qytetarët elbasanas, miqtë dhe mysafirët që kanë zgjedhur këtë qytet për të festuar, për një vit të mbarë të lumtur dhe plot begati.
Është viti i tetë që kreu i bashkisë uron qytetarët e tij, duke i bërë të mundur miqve dhe mysafirëve një qytet plot me aktivitete dhe larmi në këtë event tradicional të qytetit. Nata më pas ka vijuar në lokale të ndryshme të qytetit, ku kane qene edhe këngëtarët më në zë të këngës popullore. Nata e Bardhë ka përfunduar mëngjesin e 14 marsit, ku sërisht miqtë dhe mysafirët do të shijojnë të tjera aktivitete në festën kaq të dashur për elbasanllinjtë dhe jo vetëm.
Ещё видео!