Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Intervistë me Gramoz Ruçin dhe Zerin të cilët flasin për Presidentin e Kosovës, zotin Ibrahim Rugova.
Gramoz Ruçi: Sigurisht konstatoj që i vetmi që s'i është përgjigjur ftesës në faktorin politik shqiptar në Kosovë është Ibrahim Rugova. Nuk e di nga niset ai por fakti është që po humbet shumë kohë dhe po bëhet një precedent që zëri kosovar të mos jetë një por të jetë disa. Historia do të gjykojë se kush ka të drejtë por për mendimin dhe gjykimin tim mosardhja e Rugovës në Shqipëri dhe mostakimi i Rugovës me të gjithë pjesën politike kosovare është një veprim i gabuar i tij.
Zeri: Unë them që duhet të ketë pasur arsye madhore sepse Rugova nuk është prononcuar deri tani asnjëherë qartë pse i shmanget këtyre takimeve. Por mendoj që Rugova duhet të ketë komplekset e tij në kokë që mendon që është ai të cilit duhet t'i shkojnë prapa dhe jo ai t'i shkojë prapa të tjerëve. Ai vazhdon ta vetëquajë veten si udhëheqësi i vetëm i popullit të Kosovës që në fakt nuk është ashtu, sepse në skenë kanë dalë shumë faktorë politike. Unë absolutisht nuk dua ta mohoj rolin e Rugovës por Rugova është një nga faktorët, ka faktorë të rëndësishëm dhe shumë të rëndësishëm aktualisht në Kosovë dhe jashtë Kosovës të cilët duhet të bëhen bashkë sepse në këtë moment që ka ardhur kriza, pra kur po shkohet drejt zgjidhjes është e pafalshme për faktorin politik dhe ushtarak shqiptar që të jetë i përçarë. Ndërkohë që Komuniteti Ndërkombëtar qoftë dhe më pak sforco po mban një unitet që është për t'u lavdëruar.
Gazetar: Vladimir Lame
Ещё видео!