Bora ka mbuluar sot Dibrën dhe Bulqizën me reshjet që nuk janë ndalur gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë ende. Trashësia e borës në qytetin e peshkopisë ka shkuar në 20 centimetra ndërsa në zonat më të thella i kalon 80 centimetrat. Sipas informacioneve, janë të bllokuara disa akse rrugore, ato që lidhin qytetin e peshkopisë me njësitë administrative Lurë, Selishtë, Kala e Dodës, Sllovë, Luzni etj.
Në qytetin e Bulqizës ndërkohë ka rreth 15 cm borë në qytet dhe në disa zona të thella trashësia shkon nga 70-80 centimetra. Të bllokuara janë disa fshatra mes të cilëve Krasta, Ostreni, Trebishti etj. Nën borë janë të izoliar edhe disa fshatrave të njësive Zerqan dhe FushëBulqizë. Autoritetet lokale kanë punuar për pastrimin e rrugëve të brendshme të qytetit por ende nuk kanë nisur me hapjen e rrugëve që lidhin qytetin me njësitë administrative.
Ndërkohë aksi Peshkopi-Burrel-Tiranë, ëhstë i kalueshëm pasi gjatë natës kanë punuar gjashtë mjete borëpastruese. Aksi Klos-Qafë Murriz-Tiranë, ose ndryshe rruga e arbrit kalohet me vështirësi me zinxhirë në bay-pasin e Murrizit pasi në të ka 30 cm borë dhe aty po punojnë 4 mjete borëpastruese.
Nga situata e vështirë me reshjet ka patur probleme me energjinë elektrike, në disa Njësi Administrative, si Lura, Selishta, një pjesë e Kalasë së Dodës dhe Sllovës, Krastës, Ostrenit, Trebishtit dhe fshatrat e Tërnovës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Vështirësi#Bore#TopChannel
Ещё видео!