Sulmet e Rusisë në popullatën civile vranë 34 civilë në rajonin lindor të Ukrainës, në Kharkiv mes të datave 2 dhe 3 mars. Kështu thanë shërbimet e emergjencës të enjten. Përveç kësaj, lideri i rajonit lindor të Donetskut tha se qyteti port i Mariupol, një nga objektivat e para të pushtimit rus, ka mbetur pa furnizim me ujë dhe energji elektrike. Ndërkohë trupat ruse kanë pushtuar qytetin Herson, që shënon qytetin e parë të madh ukrainas që ra në një luftë shkatërruese një javore që ka krijuar tashmë një milion refugjatë. Ndwrkohw luftimet janw ndezur nw tw gjithw ukrainwn dhe vendet perëndimore po shtrëngojnë lakun ekonomik rreth Rusisë. Më shumë se gjysmë milioni ukrainas janë larguar nga vendi që kur presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi një sulm të plotë mbi fqinjin e tij jugor të enjten e kaluar. Bombardimet ruse mbi qytetet e Ukrainës vazhduan, ndërsa videot e postuara në mediat sociale, tregojnë ndërtesa të dëmtuara rëndë rreth qytetit të dytë, Kharkiv. Sulmet po përballen me rezistencë të ashpër nga forcat ukrainase dhe një autokolonë ushtarake ruse e gjatë me kilometra të tëra në veri të Kievit, ka bërë pak përparim drejt kryeqytetit. Në një video mesazh të mërkurën, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha se rreth 6,000 ushtarë rusë janë vrarë në gjashtë ditët e para të agresionit të Moskës dhe se Kremlini nuk do të jetë të gjendje të pushtojë vendin e tij me bomba dhe sulme ajrore. Qyteti juglindor i Mariupolit është nën bombardime intensive po ashtu që nga e marta vonë dhe nuk ishte në gjendje të evakuojë të plagosurit, sipas kryebashkiakut të tij. Një zyrtar i lartë amerikan i Mbrojtjes, tha se përparimi i forcave ruse në Kiev ka ngecur, për shkak të problemeve logjistike, duke përfshirë mungesën e ushqimit dhe karburantit dhe disa njësi duket se kanë moral të ulët.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kharkivi#Ukrainas#TopChannel
Ещё видео!