Teksa në Italia dhe Greqia janë prekur nga koronavirusi dhe janë shënuar dhe dhjetra viktima në pikat doganorë të këtyre shteteve nuk kryhen fare kontrolle.
Të paktën këtë thonë vetë pasagjerët shqiptarë dhe të huaj që kanë hyrë në vendin tonë ditën e hënë. Ndërsa në vendin tonë kontrollet e vetme vijojnë të jenë plotësimi i një formulari me të dhëna personale dhe matja e temperaturës.
“Në Itali jo, por në Shqipëri kontrollohen”, u shpreh një udhëtar.
Një shtetas italian që zbriti në portin e Durrësit duket i befasuar nga kontrollet për koronavirusin në Shqipëri.
“Këtu në Port të Durrësit janë më të organizuar, precize dhe profesionale, vij nga Bari”, tha ai.
I pyetur se a janë italianët në panik ai ironi shprehet: “Italia është vendi i komedisë. Në Italia teatrizohet çdo gjë. Disa herë ka ekzagjerime”.
Në Portin e Sarandës kanë zbritur rret 33 shtetas nga të cilët 2 amerikane dhe 5 grekë.
Pasagjerët që udhëtuan nga Korfuzi për në Sarandë tregojnë se nuk u kontrolluan fare nga pala greke.
“Kontroll normal, nuk kishte mjekë”,u shpreh një pasagjere.
Ndërsa në Kapshticë është vërejtur se ka patur më pak lëvizje në kufij.
Ulet ndjeshëm numri i udhëtarëve në pikën kufitare të Kapshticës. Shkak përhapja e koronavirusit. Në këtë pikë doganore nuk konstatuam staf mjekësor.
“Nga greqia s’na kontrolluan as këtej spo shohim mjekë”, shprehet ajo.
Ndërsa një shtetase greke e ka marrë me qetësi virusin e ri.
“Koronavirusi është një virus si gripi. Nuk ka staf mjekësore në palën greke. Nuk jemi të frikësuar dhe nuk nevojite panik”, tha një qytetare greke.
Ndërkaq në Kakavijë përgjatë paraditës është vënë re një prezencë e shtuar e mjekëve./abcnews.al
Ещё видео!