Arkiva - Tv Klan 1998-2012; Pamje nga Teatri Skampa.
Trupa e Teatrit Skampa gjendet në një borxh prej 2.5 milion lekësh të vjetra. Kreu i ketij Teatri, Demosten Papa, ka treguar se ky borxh është krijuar për shkak të heqjes së 90 përqindëshit të recitaleve si dhe heqjes së fitimit të tretëve.
Aktorët jo vetëm që nuk kanë marrë asnjë shpërblim por iu është mbajtur dhe taksa e solidaritetit. Financa e Skampës i ka dhënë buxhetit të shtetit mbi 5 milion lekë nga shfaqjet ndërkohë që sipas punonjësve ka mbi 17 vjet që në godinën e tyre nuk është bërë asnjë investim.
Gazetar : Aldon Lipe
Follow #RTVKlan Online
Për më shumë klikoni: [ Ссылка ]
Facebook – [ Ссылка ]
Instagram - [ Ссылка ]
Twitter - [ Ссылка ]
© 2019 RTV Klan
Ещё видео!