Shefi i diplomacisë së Bashkimit Europian, Josep Borrell, i mbeshteti sanksionet ndaj disa serbeve te Kosoves, të cilët, sipas Shteteve të Bashkuara janë pjesë e një grupi të krimit të organizuar. Ai tha se marrja e ketyre masave është hap i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor. “Shkatërrimi i rrjeteve kriminale transnacionale kontribuon në sigurinë, stabilitetin dhe përmirëson sundimin e ligjit në mbarë rajonin. BE-ja është plotësisht e angazhuar në arritjen e këtij synimi të përbashkët”, tha Borrell. Në të kaluarën, Bashkimi Europian disa herë kishte tërhequr vërejtjen se veriu i Kosovës është zonë e cila paraqet sfidë të veçantë sa i përket krimit të organizuar. Por kur Policia e Kosovës kishte dërguar në veri njësitë e saj speciale, në një operacion kundër kontrabandës dhe krimit të organizuar, BE-ja ishte shprehur se duhet të evitohen “veprimet e njëanshme që çojnë deri te rritja e tensioneve”, duke thënë se për operacionin policor 13 tetorit, “nuk ka pasur koordinim”. Shtetet e Bashkuara njoftuan se kanë futur në listën e sanksioneve: Millan Radoiçic, Zvonko dhe Zharko Vesellinovic, Srgjan Vulloviq, Zhelko dhe Andrija Bojic dhe Radulle Steviq - të gjithë serbë nga Kosova.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#JosepBorrell#BE#TopChannelNews
Ещё видео!