Shtëpia e Bardhë pranon se po shqetësohet gjithnjë e më shumë për një sulm të mundshëm bërthamor rus në Ukrainë.
Burimet e inteligjencës amerikane pohojnë se udhëheqësit ushtarakë rusë kanë diskutuar se si dhe kur mund të përdorin armë bërthamore në fushën e betejës.
Një deklaratë e lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë për “parandalimin e luftës bërthamore” nënvizon se Rusia do të gjente justifikime.
“Për t’iu drejtuar hipotetikisht armëve bërthamore, ekskluzivisht në përgjigje të një agresioni që përfshin përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë, kur vetë ekzistenca e shtetit është në rrezik”, theksohet në deklaratë.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, thotë se një deklaratë e tillë është e papërgjegjshme.
“Ne ende nuk kemi parë asnjë tregues se rusët po përgatiten për një përdorim të tillë. Por e gjithë kjo është thellësisht shqetësuese dhe do të ishte po aq e papërgjegjshme për Putinin të fliste në këtë formë. Do të ishte po aq e papërgjegjshme që ne të mos e marrim seriozisht këtë koment dhe çdo tregues tjetër”, shprehet zyrtari amerikan
Në të njëjtën kohë kur humbjet e Rusisë në fushën e betejës janë shtuar, kërcënimet e saj bërthamore duket se janë rritur. Por Moska po akuzon Perëndimin për “pompimin e qëllimshëm të çështjes”.
Ndiqni faqen tonë zyrtare të internetit [ Ссылка ] për t’u informuar mbi lajmet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota.
Abonohuni në kanalin tonë në YouTube: [ Ссылка ]
Na ndiqni në Instagram: [ Ссылка ]...
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Ещё видео!