Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka quajtur historinë më të turpshme të sistemit të drejtësisë vendimin e Gjykatës së Apelit për të kthyer për rigjykim në Shkallë të Parë çështjen e vulës dhe logos së PD-së.
Kryedemokrati Berisha theksoi se në atë proces palë ishte vetëm kryeministri Rama, për të cilin tha se ka ndikuar në vendimin e marrë nga gjykatësit.
Pyetje: Si e komentoni vendimin e Gjykatës dhe a jeni penduar tani që para shpalljes së tij keni deklaruar se nuk i komentoni vendimet e gjykatave?
Sali Berisha: Jo, nuk jam i penduar që para shpalljes kam mbajtur atë qëndrim. Mendoj se ka qenë vendimi i duhur. Kam besuar në një mundësi fare të vogël sepse si qenie njerëzore që jam, do të kenë ndonjë nonagramë integriteti profesional dhe unë nuk kisha pse të ju bëja sulme në paradhënie. Kam një natyrë, nuk nisem kurrë nga paragjykimi i tjetrit. Kurse vendimi i tyre është historia më e turpshme e një sistemi drejtësie në të gjithë vendet e lira të botës. Natyrisht, në diktatura merret çdolloj vendimi dhe kjo këtu përbën shkelmim të parimeve më themelore të funksionimit të drejtësisë, shpalljen palë të asaj që nuk ka qenë palë dhe përfaqësuesi i së cilës konfirmoi para gjykatësve se nuk jemi palë. Pra, palë aty ishte vetëm Edi Rama. Gjykatësit lexuan një shkresë vendimi që ju dërgoi Rama me Elira Kokonën. Këtë unë e kam denoncuar para se të mblidhet gjykata. Kam denoncuar ndërhyrjen brutale të Edi Ramës me Elira Kokonën, si kundër kisha denoncuar më parë ndërhyrjen brutale të Yuri Kim nëpërmjet Erion Veliajt tek Blerina Muçi dhe akuzat ishin të faktuara.
Pyetje: Po flisni për një ndikim nga Rama, Veliaj dhe ambasadorja e SHBA tek gjyqtarët. Keni informacione për këtë apo është thjeshtë një analizë?
Sali Berisha: Padiskutim. Unë ndikimin, ndërhyrjen brutale të Yuri Kim tek Blerina Muçi e kam denoncuar ditën që ka ndodhur dhe ajo nuk e ka mohuar. Ajo është detyruar që ta pohojë sepse e ka kuptuar se Erion Veliaj kishte treguar për takimin që kishte pasur me të.
Atë ditë në gjykim nëse e vutë re ishin nga mëngjesi deri në darkë, në paradhomë dhe në prapadhomë edhe përfaqësuesit e ambasadës amerikane në një formë presioni. Më shumë garancie se presioni se vendimi ishte marrë. Ky vendim u njoftua publikisht një javë përpara në Parlament nga Taulant Balla. Ky vendim iu tha një ambasadori me presidentin e të cilit Rama ka një miqësi vëllazërore nga Olta Xhaçka se gjykatësit do t’i japin vulën Enkelejd Alibeajt. Këto të ishin të gjitha të paralajmëruara, këto i kanë publikuar mediat. Nuk i kanë kundërshtuar ata që janë cituar nga këto akte.
#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!