3 javë pas vendimit të fundit, Bordi i Transparencës ka ulur me 4 Lekë çmimin e naftës. Në mbledhjen e kësaj të marte Bordi i Transparencës vendosi çmimin tavan prej 236 lekë litri për naftën, nga 240 lekë që ishte më parë.
Ulje ka pësuar me 4 lekë edhe çmimi i gazit. Bordi i Transparencës vendosi që një litër gaz të blihet me 74 lekë nga 78 që ishte më parë.
E kundërta ndodh me çmimin e benzinës i cili është rritur me 5 Lekë. Një litër benzinë qytetarëve do u kushtojë 208 Lekë, nga 203 që ishte me parë.
Çmimi i shitjes së naftës për peshkim është 142 lekë/litri.
Bordi i transparencës thotë se në vendimet e tij i referohen lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.
Ndërkohë që në bursën e Teksasit një fuçi naftë kap vlerën 88 dollarë, ndërsa në atë të Londrës 94 dollarë duke qëndruar në kuotat e para luftës në Ukrainë.
Tv Klan
#nafta #gazi #cmimi #borditransparences
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!