Është mbajtur ditën e sotme samiti i “Procesit të Berlinit”. Gjashtë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë firmosur tre marrëveshje të ndryshme. Gazetarja Elja Zotka gjatë një lidhje live për Klan News, raportoi se çfarë është diskutuar gjatë takimit që u zhvillua me dyer të mbyllura.
“Në fakt çështja e energjisë nuk është një çështje që shqetëson vetëm Shqipërinë, por është një çështje që shqetëson të gjithë Europën për shkak të shtrenjtimit të çmimit të këtij produkti pas ndërhyrjes ruse në Ukrainë. Është diskutuar, ka pasur dy sesione, që është ndalur ky samit i radhës i “Procesit të Berlinit”. Duhet thënë që është takimi i tetë. Ka qenë një sesion i posaçëm për të diskutuar mbi mënyrat se si mund të gjendet ky produkt në kushtet kur tashmë nuk na i siguron më Rusia. Jo Shqipërisë, sepse Shqipëria e furnizon vendin e saj në mënyrë hidrike, me HEC e saj, por për Europën që është shumë i nevojshëm gazi që prodhon më pas energjinë elektrike. Është diskutuar për këtë çështje dhe nuk janë bërë të ditura vendimet e ndërmarra, sepse samiti përveç përshëndetjes së kancelarit Scholz ka qenë i mbyllur për mediat. Por ne do ta mësojmë këtë në konferencën për shtyp të orës 14:00 ku përpara nesh do të dalë kancelari Scholz, Presidentja e KE dhe Kryeministri Edi Rama si kryeministri që do të mikpresë takimin e nëntë të Procesit të Berlinit. Ende nuk është vendosur një datë për të”, u shpreh Zotka./tvklan.al
#ballkaniperendimor #procesiiberlinit #eljazotka
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!