Gjatë vizitës zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe, zv.kryeministrja, njëherazi edhe ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku është pritur në Abu Dabi nga Princi i Kurorës, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.
Në një postim në rrjetet sociale, Balluku shkruan se diskutuan mbi marrëdhëniet dhe forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve, në fusha të ndryshme, ekonomi, turizëm, inovacion, infrastrukturë, si dhe zhvillimin dhe shkëmbimin e praktikave qeveritare.
Energjia dhe klima janë gjithashtu dy sektorë të rëndësishëm ku ka hapësirë dhe vullnet për të bashkëpunuar më ngushtësisht mes Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara edhe në kuadër të COOP 28.
Balluku thekson se Emiratet është një vend partner që e ka mbështetur vendin tonë në vijimësi, dhe gjatë kësaj vizite zyrtare është diskutuar për projekte konkrete me rëndësi strategjike, jo vetëm për Shqipërinë, por dhe për rajonin, dhe se takime zyrtare janë zhvilluar jo vetëm me ministrin e Jashtëm të Emirateve, por edhe ministren për Bashkëpunim Ndërkombëtar, ministrin e Investimeve të Emirateve të Bashkuara Arabe.
“Muajt në vazhdim do të jenë shumë premtues dhe mezi pres të ndaj me publikun vendimet që kemi marr gjatë kësaj vizite në Emiratet e Bashkuara Arabe”, shkruan në një status në rrjetet sociale zv.kryeministrja Belinda Balluku.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!