Pite e shpejtë në tigan
Përbërësit:
150 gr djath i bardhë
1 tufë majdanoz
1 tufë kopër
1 gotë qumësht
50 ml vaj
1 kokërr vezë
Kripë dhe piper i zi
Piper i kuq
4 petë tortilla
1 lgj gjalp
Përgatitja:
Fillimisht rrahim vezën me vajin, qumështin, me kripë, piper të zi dhe piper të kuq. Të gjithë këta përbërës i përziejmë mirë në një tas derisa të formohet një masë homogjene në trajtën e një salce.
Grijmë vrazhdë majdanozin, koperën dhe i trazojmë në një tas me djathin e bardhë të thërrmuar. Lyejmë mirë me gjalpë të pa shkrirë një tigan. Vendosim në të një petë tortilla. E leyjmë petën me 2-3 lugë nga masa e përgatitur me vezë dhe qumësht. Vendosim mbi të një petë tjetër dhe bëjmë përsëri lyerjen me vezë dhe qumësht. Më pas shpërndajmë në të gjithë sipërfaqen e petës djathin e trazuar me erëzat. Vendosim petën e tretë, e lyejmë me qumësht dhe vezë. Vendosim në fund petën e katërt duke e lyer përseri me qumësht dhe vezë. E lemë piten me 4 petë të pushojë për 10-15 minuta dhe më pas e vendosim të piqet në sobë në temperaturë mesatare duke i vendosur kapakun tiganit. Pasi e shikojmë që është pjekur nga poshtë e kthejmë nga ana tjetër dhe vazhdojmë pjekjen duke vendosur përsëri kapakun.
Pasi të jetë pjekur mirë nga të dy anët e vendosim piten në dërrasën e punës dhe e presim në 4 ose 8 pjesë dhe e shërbejmë me një gotë kos ose dhallë.
Ещё видео!