Deputeti socialist, Bashkim Fino, u përcoll për në banesën e fundit, pasi u dorëzua këtë të hënë përballë koronavirusit në moshën 59-vjeçare.
Në nder të tij, flamujt u ulën në gjysmështizë, ndërsa miq, kolegë dhe zyrtarë të lartë të shtetit kryen më herët homazhe në Pallatin e Kongreseve.
Kryeminstri Edi Rama mori pjesë në homazhe, por zgjodhi që të vetmin mesazh ta ndajë në rrjetet sociale, duke e quajtur një lajm të pabesueshëm.
“E pabesueshme, po shumë fatkeqësisht e vërtetë, miku im, miku ynë i mirë Bashkim Fino nuk jeton më! Nuk kam fjalë. Sot për familjen tonë të madhe është një ditë zie, aktivitetet tona elektorale do të ndalen, në nderim e kujtim të vëllait tonë të dashur”.
Homazheve iu bashkua dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha. Përmes një statusi ai e quajti Bashkim Finon një zë të rëndësishëm në funksion të stabilitetit politik dhe shoqëror të vendit.
Bashkëpunëtorët e tij vlerësuan kontributin profesional të Finos në politikën shqiptare, pa lënë mënjanë aspektin njerëzor.
Në nder të Bashkim Finos qeveria shpalli të hënën ditë zie, ndërsa të gjitha partitë politike i ndërprenë për 1 ditë aktivitetet elektorale.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!