Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Platforma Tik Tok do të mbyllet për një vit. Kjo u bë e ditur nga kreu i qeverisë Edi Rama. Bllokimi i platformës do të nisë në filim të vitit të ardhshëm dhe përgjatë këtij viti, tha kreu i qeverisë do të shikohet se si do të veprojnë vendet e tjera dhe vetë Tik Tok.
Rama: Tik Tok është rrugaçi i lagjes që ne kemi frikë që fëmija të shoqërohet me të kur del nga shtëpia. Ne Tik Tok do ta mbyllim për një vit. Kini parasysh që ne ndërkohë kemi bërë të gjitha hulumtimet tona në aspektin teknologjik dhe do të na duhen 6-8 javë duke filluar nga fillimi i vitit të ardhshëm dhe për një vit do ta mbyllim plotësisht për të gjithë. Tik Tok në Republikën e Shqipërisë nuk do ketë.
Gjatë këtij viti do shikojmë se si do të veprojnë vendet e tjera, si do reagojë vetë Tik Tok, se është kompani që rrënjët e veta i ka në Kinë por po ta shikosh në Kinë dhe jashtë saj janë dy të ndryshëm Tiktok në Kinë promovon se si nxënësit bëjnë mirë mësimet, se si ruhet natyra, se si është tradita etj. Rrugacërira, dhunë bullizëm, krim, thika, shpata, revole, euro, dollarë nuk sheh në Tiktok e Kinës. Ndërsa në Tiktok jashtë Kinës vetëm llum dhe qenëri. Këtë rrugac do ta përzëmë nga lagjia për një vit dhe më pas do të shikojmë se cfarë do të bëjnë të tjerët.
Kreu i qeverisë tha gjithashtu se po punojnë për të ndërtuar një program, i cili do ta çojë shkollën te fëmijët në spital. Është një model nga Izraeli. Gjithashtu shefi i qeverisë tha se po punojunë për të ndërtuar një institute për fëmijët në konflikt me ligjin , i cili do të shërbejë pë rata fëmijë që nuk mund të çohen në burg.
Rama: Jemi duke ndërtuar në spitalin Pediatrik një program për të çuar shkollën te fëmijët. Pra, fëmijët në spital të kenë mundësinë që të bëjnë edhe shkollë me një program të lehtësuar, model i shkëlqyer nga Izraeli dhe po e përgatisim me miqtë nga atje. Po ashtu, jemi në proces për të ndërtuar institutin e fëmijëve në konflikt me ligjin që është një institut që është një model evropian, i shekullit të ri i shkollës së riedukimit, për ata fëmijë që kanë kryer një vepër që nuk mund të çohen në burg se dalin edhe më problematik se sa hyjnë dhe instituti është projekti dhe së shpejti do të lancojmë fillimin e ndërtimit për të ashtu sikundër programi i fermës në shkollë. duhet të bëhet dhe do të bëhet një program i ministrisë së Bujqësisë në bashkëpunim me arsimit dhe i financuar nga qeveria dhe program më i gjerë sesa thjesht kemi një bace, por edhe i prodhimit dhe shitjes së atyre produkteve që fëmijët të kuptojnë se domatja nuk prodhohet në TikTok, që puna nuk bëhet në TT, dhe që marrëdhëniet nuk janë ato të TT, por të jetës reale. Ministria e Mbrojtjes do të ketë program të dedikuare për fëmijët dhe policia e shtetit gjithashtu, përtej oficerëve të sigurisë./vizionplus.tv
Ещё видео!