Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë çdo 4 Korrik–Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon këtë vit 245-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Në një mesazh të dhënë në kuadër të kësaj dite të shënuar për SHBA, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, është shprehur mes të tjerash se “Në vitin e ardhshëm, ne mirëpresim të çojmë akoma më përpara demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin”. Ndër të tjera në fjalimin e saj Kim ka thënë se ndërsa festojmë ditëlindjen e 245-të të Shteteve të Bashkuara, shënojmë gjithashtu 30 vjet që kur populli i Shqipërisë refuzoi diktaturën komuniste në përkrahje të demokracisë. Në një nga veprimet e para si një popull i lirë, Shqipëria thotë Kim, i shtriu dorën e miqësisë Shteteve të Bashkuara. "Shtetet e Bashkuara e kapën me krenari dorën tuaj në vitin 1991 dhe ne kurrë nuk e kemi lëshuar. Ndërsa vijmë bashkë këtë mbrëmje për të festuar demokracinë – qofshin 245 vjet apo 30 vjet – është e qartë në përvojat tona përkatëse se demokracia nuk është e lehtë. Ajo duhet të çmohet, të vlerësohet, të mbrohet, të përtërihet”, nënvizoi ambasadorja. Mesazhe urimi për SHBA në këtë ditë kanë ardhur edhe nga kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta dhe kreu i PD Lulzim Basha.
Ещё видео!