#EnkeledaHoxha #Apel #burg
Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkeleda Hoxha është dënuar përfundimisht me 3.4 vite burg nga Gjykata e Posaçme e Apelit e cila ka lënë pa ndryshuar vendimin e Shkallës së Parë. Për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar, dënimi u konvertua me 2 vite burgim.
Hoxha akuzohet për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim. Po ashtu ish-gjyqtares i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite.
Në vendimin e marrë këtë të martë, Apeli i Posaçëm la në fuqi dhe vendimin për të dënuarit e tjerë. Konkretisht, avokati Aldo Tabaku u dënua me 4 vite, e konvertuar në 2.8 vite. Ish-sekretarja gjykatës, Emanuela Mallkuçi u dënua me 3 vite burg, nga të cilat do të kryejë 2 vite.
Ndërsa Saimir Petani dhe Bledar Petani janë dënuar secili me 2.6 vite burg nga të cilat do të kryejnë 1.8 vite burg. Këto të fundit ishin të afërmit e të dënuarit që kishin futur avokatin mik tek gjyqtarja për ta liruar nga burgu.
Skemë kjo e cila u provua nga SPAK, dhe u vërtetua se ishte përdorur në lirimin e disa prej personazheve të njohur të botës së krimit.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!