"Nuk keni nevojë të merrni absolutisht asgjë nga bagazhi juaj i dorës": Kjo ndodh me udhëtarët në aeroportin francëez të Orly, ku autoritetet po ekspetimentojnë me një mënyrë të re për të kontrolluar bagazhet thjeshtë, shpejt dhe me saktësi: Skanerin 3D.
Dallimi është se nuk do të keni më nevojë të hiqni kompjuterin tuaj, telefonat, lëngjet, make-up, etj.", shpjegoi Edward Arkwright, menaxher i përgjithshëm ekzekutiv i grupit Aéroports de Paris, ADP. Në terminalin 3 të këtij aeroporti, ku dy skanerë po testohen tashmë që nga tetori, disa pasagjerë habiten që nuk u duhet më të hapin cantat për kontrollet e zakonshme rutine në të tilla situate. Përvecse se kursen kohën për të dyja palët, kjo teknologji përmirëson edhe saktësinë e kontrolleve nga përgjegjësit e sigurisë. Nëse aeroportet e tjera europiane si Heathroë e Londrës, apo Schipoli në Amsterdam po eksperimentojnë gjithashtu me sistemin, Parisi ka marrë versionin më të fundit të softuerit dhe për këtë arsye, ka qenë më i shpejtë në vënien e idesë në zbatim. Imazhet 3D të cantës mundësojnë verifikimin e saj në cdo kënd. Edhe nëse ka ndonjë hije dyshimi, atëherë kalohet në kërkim manual, e kjo zgjat dy apo tre minuta.
Punonjësit e Sécuritas, një kompani nënkontraktore e ADP-së janë tashmë mjaft t kënaqur që nuk duhet të përsërisin “një mijë herë në një orë sesi duhet hequr të gjiha lëngjet që udhëtarët mund të kenë me vete”, sic shprehen ata. Pas kësaj faze eksperimentale njëvjeçare në Orly, sistemi do të testohet në aeroportin Charles-de-Gaulle nga tetori 2023.
Pamje: AFP
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#France#Airport#TopChannelNews
Ещё видео!