Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.
“Dorëheqja është e parevokueshme”, ka thënë Haradinaj. Ndërsa ka bërë të ditur se këtë vedim e ka marrë pasi atij i ka ardhur një ftesë nga Gjykata Speciale.
“Jam ftuar që të intervistohem si i dyshuar nga Dhomat e Posaçme të Gjykatës Speciale”. “Kam velerësuar se atje nuk mund të paraqitem si kryeministër, por si një qytetar i Kosovës – do të paraqitëm javën e ardhshme”.
“Nuk është një vendim i lehtë, por edhe ndaj të gjithëve – ky është realiteti unë nuk e kam zgjedh këtë realitet”.
Ещё видео!