Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Kombëtarja shqiptare u nis paraditen e kësaj të mërkure drejt Cekisë, aty ku do të luajë pikërisht të enjten në mbrëmje në 20 e 45 duelin e rëndësishëm ndaj të zotëve të shtëpisë e vlefshme për kualifikueset e Europianit 2024.Grupi I stërvitur pak ditë nhë Tiranë është i plotë dhe pa problem serioze. Shqetësimi i vetëm i vogël ishte gjëndja gripale e Qazim Laçit, që gjithsesi duhet të jetë plotësisht gati për sfiden e Pragës.Sot në stadxiumin e ndeshjes “Fortuna Arena” , kuqezinjte do të kryejnë edhe seancën e fundit, teksa Silvinjo do të ravijëzojë edhe idete e tij mbi formacionin titular. Nuk pritet të ketë befasi të mëdha në raport me ndeshjet e qershorit kundër Ishujve Faroe dhe Moldavisë.Në portë, do të jetë Etrit Berisha menjehere protagonist me empolin në serine A,Ballium, Gjimshiti, Ismaili dhe Hysaj, diga para mbrojtjes e përbërë nga Ramadani dhe Asllani ndërsa treshja ofensive Asani, Bajrami dhe Uzuni do të jetë e gjitha në mbështetje të Sokol Cikalleshit. Varësisht nga mënyra sesi do të shkojë ndeshja, tekniku Silvinjo do të përdore edhe kartat e reja Daku dhe Muja. Në pragë kuqezinjte do të gjejnë mbështetjen e një numri të konsiderueshëm tifozësh që do të jenë në stadium, në një përballe mjaft të rëndësishëme për ëndërrën europian pasi Cekia kryesuese ka vetëm 1 pikë më shumë sesa Shqiperia.
Ещё видео!