Arsen Muskurti, autori i vrasjes së dyfishtë të Dritan dhe Nora Muskurtit të martën, u shfaq i qetë dhe nuk i kurseu përshëndetjet për kamerat në nisjes të seancës për masën e sigurisë, në përfundim të të cilës u mbyll në qeli pa afat, me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese ndaj vëllait dhe kunatës së tij.
Nuk foli para gjyqtarit, teksa përmes avokatit kërkoi masë sigurimi me afat 30 ditor, me qëllim kryerjen e një akt ekspertimi për shëndetin mendor, duke pretenduar se prej kohësh ka marrë medikamente.
Në përfundim të seancës, avokati Suad Idrizi, tha se klienti i tij është vetëdorëzuar në polici dhe ngriti pretendime se ka bërë 7 kallëzime për vëllain dhe kunatën, të cilat nuk janë marr parasysh.
“Arsen Muskurti është dorëzuar vetë konkretisht. Kam parë shumë trillime nga mediat që ka dashur të ikte në Dibër me bashkëshorten, por është dorëzuar vetë. Më ka kërkuar mua personalisht që ta dorëzoj Arsenin. Kemi shkuar në ambientet e policisë, kemi bërë të gjitha procedurat pasi kishte kryer krimin. Ndërsa sot deklaroi që duhet të mbrohet vetëm me avokat. Unë kërkova masë sigurie 30 ditë pasi gjendja mendore, psikologjike e tij është e jashtëzakonshme, merr mjekim. Ai ka kryer 7 kallëzime penale ndaj të ndjerit dhe të ndjerës. Kishte që nga 2018 që kishte probleme me vëllain, aty ka filluar edhe mjekimin. Nuk është arratisur, por ka dashur të dorëzohet. Arma është me leje”, u shpreh avokati mbrojtës i Arsen Muskurtit.
Shkak për ngjarjen e rëndë ku Arsen Muskurti me gjakftohtësi vret vëllain dhe kunatën, janë bërë debatet për biznesin dhe një borxh prej 17 milionë Lekësh që i kërkohej edhe në gjykatë nga viktima Dritan Muskurti.
Hetimet treguan se vrasja vinte pas 6 vitesh konflikte dhe debate, kur herë pas here dy vëllezërit kanë kërkuar urdhër-mbrojtje në polici nga njëri-tjetri. Të njëjtën kërkesë kishte bërë edhe viktima Dritan Muskurti 4 ditë para se të ndodhte vrasja.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!