Kryeministri Edi Rama zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e tij britanik, Rishi Sunak, me në fokus intensifikimin e bashkëpunimit për frenimin e emigracionit të paligjshëm. Detajet i ndau qeveria britanike, ku përmes një deklaratë zyrtare thotë se dy homologët diskutuan për marrëdhëniet e ngushta mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë, duke vënë në dukje bashkëpunimin e rëndësishëm dypalësh, në fushatë e tregtisë dhe investimeve.
Gjatë bisedës, kryeministri britanik Rishi Sunak vuri në dukje progresin e fortë të bërë nëpërmjet partneritetit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipëri për migracionin. Dy homologët pranuan se më shumë punë duhet bërë për të trajtuar sfidën e migracionit të paligjshëm në Evropë. Kjo temë do të diskutohet edhe në takimin e Komunitetit Politik Evropian në Mbretërinë e Bashkuar në muajin korrik.
Sunak dhe Rama nënvizuan rëndësinë e sigurimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë. Duke iu kthyer situatës në Lindjen e Mesme, dy kryeministrat diskutuan rëndësinë e trajtimit të rritjes së antisemitizmit në të gjithë globin dhe mbrojtjen e vlerave të përbashkëta të tolerancës dhe respektit.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Rama#Sunak
Ещё видео!