Policia spanjolle ka goditur një tjetër grup kriminal ku në përbërje të tyre kishte edhe shtetas shqiptar, ky grup organizonte vjedhje në shume zona të vendit ku në fokus ishin vilat luksoze.
Hetuesit kanë deklaruar se shtëpitë përzgjedheshin me kujdes me pronarët të cilët ishin të pasur.gjithashtu bëhet e ditur se grupi kriminal ku sihin pjesë edhe shqiptarët I vizitonin më parë shtëpitë që të siguroheshin për sigurinë e këtyre vilave që më pas të gjenin edhe rrugën e arratisjes.
Operacioni i koduar "Mare Nostrum" , zbuloi gjtithashtu se baza e organizatës ishte e vendosur jashtë Spanjës,por pikëriaht në Shqipëri, Austri dhe Greqi.
Ajo që bëhet e ditur është fakti se midis janarit dhe qershorit, grupi nuk ka qënë në aksion, por kjo nuk I ka bërë hetuesit e Rajonit të ndalin hetimet , duke bërë që deri në qershor, ata të arrinin të faktonin vjedhjen me forcë të 15 vilave luksoze në rajone të ndryshme të spanjës.sipas deklaratave të policisë ata kishin informacione se ky grup po rikthehej përsëri në spanjë për të tjera grabitje.
Detaje të tjera nga autoritetet spanjolle kanë treguar edhe mënyrën se si operontë kjo bandë, si fillim ata merrnin makina me qira , blinin veshje shumë prej të cilave të zeza , doreza, kapele .kurse përsa I përket grabitjeve dhe mënyrës se si ato hynin në vilat luksoze ajo ishte nëpërmjet mureve rrethuese me anë të një mjeti (kaçavidë, kanaçe)që hapnin dyert apo dritaret”.
Ndërkohë shkëmbimi i informacionit të kryer nëpërmjet Zyrës së Atasheut të Brendshëm në Bullgari dhe mbështetjes operacionale të saj në Shqipëri, bëri të mundur zbulimin e anëtarëve të bandës, të cilët u zbuluan ditë më vonë në Malaga.
Ky ishte edhe momenti kur u aktivizuan skuadrat e ndryshme të policisë, pasi mësuan se kishin marrë apartamente me qira në ishullin Ibiza si edhe një vilë në Malaga. Nga vëzhgimet e kryera rezultoi se anëtarët e organizatës frekuentonin ambientet e disa vilave private të marra me qira nga futbollistë me famë ndërkombëtare.
Të marten e 28 qershorit , pajisja e vendosur zbuloi lëvizjet e anëtarëve të organizatës në zonat pyjore. Në atë kohë dihej tashmë se dy ditë më parë ata kishin bastisur vilën e ish-futbollistit Ronaldo Nazario, e vendosur në Sant Josep, ku ishte me pushime me familjen lojtari i Paris Saint-Germain, italiani Marco Verrati.
Futbollisti denoncoi vjedhjen e nëntë orëve të markës ekskluzive, shtatë gjerdaneve të stilistëve, unazave dhe vathëve, të gjitha të vlerësuara në më shumë se tre milionë euro, saktësisht 3,382,100 euro.
Ky operacion arriti të çmontonte organizatën dhe të arrestonte shtatë persona, pesë shqiptarë, një spanjoll dhe gruan e tij me kombësi rumune.
Pamje:AFP Guarda Civil Espana
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Spanje#Grabitësit#TopChannel
Ещё видео!