Është rritur numri I rasteve të dhunës në familje në qarkun e Fierit. Vetëm në periudhën janar-shtator të këtij viti janë regjistruar 228 raste të dhunës në familje. Në shumicën e rasteve është burri autor i dhunës kundrejt gruas dhe në 14 raste është gruaja ajo e cila ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit. Në total janë arrestuar 55 persona, kurse 326 të tjerë janë proceduar në gjëndje të lirë.
Ajo çfarë po vihet re është se kemi një rritje të denoncimeve për dhunë në familje. Sipas psikologes Enkeleda Dimo gratë gjithmonë e më shumë po ngrijnë zërin ndaj dhunës dhe me ashpërsimin e ligjit për dhunën në familje gratë ndihen edhe më të mbrojtura çka i shtyn edhe në denoncimin e rasteve. Sipas saj shkak i dhunës vijon të mbeten problemet ekonomike dhe mentaliteti.R
Ещё видео!