Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u tregon udhëheqësve më të lartë të BE nga dritarja e helikopterit, gjendjen në kufirin lindor të Greqisë ku në anën turke ndodhen mbi 13000 emigrantë që duan të hyjnë në tokën greke.
Charles Mishel, Ursula von der Laeyen dhe David Sassoli, pasi kanë mbërritur në Greqi dhe janë njohur me krizën në zhvillim në kufirin greko-turk kanë shprehur mbështetjen e tyre për përpjekjen e Greqisë në mbrojtje të kufijve europiane.
“Kufijtë Grekë janë kufijtë evropianë dhe ajo që ju po bëni është e rëndësishme për Greqinë, është thelbësore edhe për të ardhmen e BE”, shprehet Chalres Mishel.
“Unë gjithashtu dua të shpreh dhembshurinë time për emigrantët që janë joshur përmes premtimeve të rreme në këtë situatë të dëshpëruar”, shprehet Ursula von der Leyen.
Ne mund të ofrojmë ndihmë financiare prej 700 milion eurosh Greqisë ka thënë gjithashtu presidentja e Komisionit Europian për administrimin e situatës me emigrantët duke shtuar se Athina do të ketë mbështetje edhe me pajisje dhe personel shtesë për mbrojtjen e kufijve tokësorë dhe detarë.
Nga ana e tij kryeministri grek duke kritikuar plogështinë e Europës në ditët e para të krizës migratore, ka shtuar se BE nuk do të përkulet përballë shantazheve të presidentit turk Erdogan.
“Turqia bënë realitet kërcënimin e saj që e ka pohuar vetë. Kërkon të çojë mijëra njerëz të cfilitur në mënyrë të paligjshme në Greqi, duke kërkuar shpërblim. Megjithëse ajo është cilësuar si një vend i sigurtë duke u bërë në mënyrë atdheu për shumë prej tyre, vazhdon ti përdorë”, ka thënë Kyriakos Mitsotakis, kryeministër i Greqisë.
Por edhe Ankaraja ka akuzuar Athinën për mënyrën se si trajton emigrantët.
“Çfarë po shohim? Nga njëra anë hapin zjarr ndaj refugjatëve. Tre prej tyre janë vrarë. I qëlluan nga prapa ndërsa ishin duke vrapuar. Ata (Grekët) shpërndajnë armë për të gjithë fermerët , në mënyrë që të qëllojnë mbi refugjatët”, thotë Cavusoglu, Turkish FM.
Greqia, e cila synonte në ndërkombëtarizimin e problemit të saj në kufijtë me Turqinë, do të vazhdojë përpjekjet e saj diplomatike edhe në takimin e ministrave të Jashtëm të BE, pasi përveç kufijve tokësorë, gjendja e vështirë mbetet edhe në ishujt e Egjeut ku ende vazhdojnë të vijnë barka me emigrantë nga brigjet turke.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Greqi#Refugjatet#TopChannel
Ещё видео!