#oranews #kombinat #rrugabesimalla #tirane
"Drejtuar bashkisë së Tiranës që mos i neglizhojë këta njerëz të varfër që i ka futur nën kthetra dhe vjen Erion dhe lëviz duar e këmbë sikur çfarë do bëjë. Vjen vetëm për fushatë. Asnjë gjë tjetër nuk bën, nuk është bërë asnjë investim."
Ky është Guri Spahiu, administrator i 5 blloqeve pallatesh në rrugën "Besim Alla" në Kombinat.
Ai thotë se prej vitesh i është drejtuar bashkisë tiranë për të marrë masa për të rregulluar rrugën e lagjes së tyre.
"Unë si administrator mund t'i kem bërë bashkisë së Tiranës mbi 10 ose 15 kërkesa. Për këto ne paguajmë lekë, paguajmë taksa."
Asnjë masë nuk është marrë deri tani. Ai kërkon që bashkia mos e neglizhojë problemin e tyre, ndërsa si zgjidhje sheh mospagimin e taksave nga asnjë prej banorëve dhe me lekët që derdhin ta shtrojnë vetë rrugën.
"Ta marrë në konsideratë mendimin e banorëve ose mos paguajmë një vit taksën e bashkisë."
Edhe pse në këtë bllok [pallatesh jetojnë 660 familje rruga është lënë në mëshirë, me gropa që në dimër mbushen me ujë nga reshjet, ndërsa në verë me pluhur.
"Kur bien shirat këtu duhet të ikësh me çizme. Nuk e vë njeri ujin në zjarr."
"Këtu po ra shi nuk ka mundësi të kalosh dhe nuk vë dorë njeri. Është turp i botës, është gjynah."
"Të rregullohet urgjentisht sa më parë."
Fëmijët nuk kanë ku të luajnë.
"Nuk ka asnjë ambient, detyrohen të luajnë në dyert e garazhit."
"Nuk del dot një fëmijë se mbytet në pellgje po ra shi."
Banorët kërkojnë marrjen e masave ndërsa thonë që premtimet i duhet reale dhe jo siç bëjnë gjithmonë në kohë fushate.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!