Thirrjen për bashkëpunim që i drejtoi kreut të opozitës, Edi Rama e komentoi sërish duke sqaruar se nuk bëhet fjalë për një ftesë bashkëqeverisje të ngjashme si ajo mes ish-Kryeministrit Berisha e Ilir Metës në vitin 2009.
“Nuk bëhet fjalë për një bashkëqeverisje si ajo e Berishës me Liken nga halli se nuk kishte vota, apo siç ka ndodhur bashkimi i partive për interesat e tyre. S’ka lidhje fare. Thirrja është për ta bërë politikën t’i ngjajë sado pak në mos shumë shqiptarëve, përballë tërmetit, pandemisë rrezikut dhe natyrisht që shqiptarët në ato faza i bashkoi ajo që vinin njësoj nga brenda, por politika do të bëjë që bashkimi mos të vijë nga vuajtja apo nga halli, por është detyrimi më i dobishëm ndaj njerëzve për ta bërë politikën një hapësirë ku njerëzit mos të kenë frikë të hyjnë.”
Përpara grave socialiste të Tiranës u shpreh i bindur se në 25 prill shqiptarët do ta votëbesojnë për një mandat të tretë qeverisës.
“Ne s’kemi nevojë dhe as do jemi në nevojën për të kërkuar vota e të tjerë, sepse ne do të marrim shumicën absolute”
Vetëbesimi në fitore se pengoi të merrej me kundërshtarin në kampin blu.
“Basha është Rrapushi i rikthyer në një formë tjetër për t’i bërë kësaj shoqërie një tjetër test, testin që e ka kapur shpesh në historinë e saj dhe ka shkuar pas Berihait. Nëse vjen ky Xhaferri i vogël Shqipëria do të shkojë poshtë dhe nuk mund të ngjitet.“
Madje, Lulzim Bashës i faturoi edhe lajmin se media pranë Partisë Demokratike kanë folur për një ndërhyrje estetike në fytyrë.
“Lajmi i fundit është që kam bërë botoks, është lajm në mediat që i bëjnë gjatë gjithë kohës botoks sondazheve të Lulit, fushatës së tij, fushatës së tij dhe nuk lënë laps, pa përdorur për t’i shtuar çdo ditë rrudha imazhit të Shqipërisë. “
Dhe ndryshe nga aludimet e medias tha se ka vetëm një arsye të shkëlqimit në portretin e tij.
“Unë botoks? Unë botoks?! E pse kam bërë botoks, sepse u jam dukur papritur i qeshur dhe lëkura ime papritur lëkura ime është dukur si e Fevziut, me shkëlqim. Ka një arsye në fakt, ka një arsye se përse jam më i qeshur seç isha, ka një arsye në fakt pse lodhja dhe stresi, shihen më pak në fytyrën time, kjo arsye nuk është botoksi, është dielli që ka filluar të shkëlqejë përsëri mbi Shqipërinë”.
I mësuar tashmë me thirrjet e opozitarëve “Rama Ik” edhe në takimin elektoral të radhës nuk i kurseu batutat.
“Ja doli po e prisja, s’ka se si mos dali, është koncerti i vitit 1936 që vazhdon, s’ka se si mos dali, është po i njëjti koncert janë po ata, PD sot, natyrisht ka më shumë makina e buri në dispozicion, por është ajo makina e atij agait të rënë nga vakti që me çdo kusht donte të prishte koncertin dhe që i dukej pianoja si gogol. Rama ik thotë ai, haha e bukura e këtyre që thonë Rama ik, e thonë dhe ikin me vrap. Këta janë hudhrat tona”.
Tv Klan
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!