33 mijë qytetarë të Bashkisë së Rrogozhinës janë thirrur sërish në votime për të zgjedhur njërin mes Edison Memollës së PS-së dhe Shkëlqim Hoxhë së koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ të Berishës dhe Metës.
Rezultati i 14 majit u anulua nga Kolegji Zgjedhor pas ankimimit që ngriti koalicioni Bashkë Fitojmë, që kërkoi anulimin e rezultatit të qëndrës së votimit në burgun e Rrogozhinës, ku kandidati socialist, Edison Memolla mori 80 nga 92 votat në total.
Kolegji, ndryshe nga KAS, konkludoi se qendra e votimit e ngritur në burg ishte e paligjshme dhe se KQZ nuk bëri verifikimet nëse ajo plotësonte kushtet ligjore. Pretendimet e opozitës se në këtë qendër ishin lejuar të votonin të burgosur që nuk e kishin të drejtën ligjore për ta bërë këtë, pasi ishin transferuar në këtë burg pasi ishte shpallur lista e zgjedhësve, i gjetën të mbështetura në prova.
Më 14 maj, votuan pak më shumë se 10 mijë zgjedhës, ndërsa pjesëmarrja këtë të diel mund të jetë edhe më e ulët. Procesi ka nisur i qetë në orën 7 të mëngjesit dhe do të përmbyllet në orën 19:00.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Rrogozhine#TopChannel
Ещё видео!