Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Deputeti i PD Gazment Bardhi është pyetur sot nëse do të marrë pjesë në protestës e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha më 7 korrik. Bardhi është përgjigjur me ironi duke thënë se nuk është krah “non-gratave’ por vetëm krah qytetarëve. “Gjithmonë krah qytetarëve dhe jo non-gratave”, pohoi ai. Më tej tha se gjithmonë ka arsye për të protestuar, por duke deklaruar se në këtë protestë nuk do të jetë pjesë.Deputetja e PD Grida Duma tha sot se do t’i bashkohet protestës së datës 7 korrik. Ajo bëri thirrje për sa më shumë pjesëmarrje në protest. Sipas Dumes, “protesta do bashkojë demokratët pastaj se çfarë do bëjë hierarkia lart është çështje më e madhe se kaq”. E pyetur nga gazetarët nëse do të angazhohet për të thirrur njerëz në protestë, Duma tha: Absolutisht po. Kanë bërë shumë mirë që i kanë përfshirë deputetët kudo. E mira është përveç përfshirjes të kërkonin dhe mendime më tej se sa përfshirja.Duhet të kuptojmë qartë që grupi parlamentar duhet të ketë prestigjin e të respektohet si i votuar nga demokratët dhe nga shqiptarët.Si të tillë nuk është vetëm çështje që të jemi në grupe pune, duhet patjetër të konsultohen të gjithë deputetët sa i takon strategjisë që do të ndiqet. Unë jam pro protestave. Besoj që protesta do bashkojë demokratët pastaj se çfarë do bëjë hierarkia lart është çështje më e madhe se kaq. Strategjia është të ketë pjesëmarrje së pari. Unë nuk kam qenë në ato takime e grupe, por e di shumë mirë që kontakte me kolegët që janë në grupe do mbajmë patjetër”Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj nuk e mbështet protestën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha më 7 korrik. Jashtë Kuvendit, Alibeaj u shpreh se Berisha duhet të protestojë për non gratat e PS. Sipas tij Sali Berisha nuk mund të jetë përbashkimi i njerëzve që vuajnë. “Unë protestoj sot, kam protestuar dje. Berisha te protestojë për non gratat e PS. Unë besoj se mënyra më e mirë për të protestuar është këtu, pa frikë. Unë do të protestoj në çdo rast. Nuk mund të jetë Sali Berisha përbashkimi i këtyre njerëzve që sot vuajnë gjithmonë e më tepër. Nuk e kuptuat mirë se çfarë thashë. Isha i drejtpërdrejtë.Nuk është ai shpresa e njerëzve. Para se të shkojnë te sheshi të vijnë këtu dhe të thonë një gjë. Për të protestuar për çmimet e larta duhet të thotë se çfarë qëndrimi ka ndaj Çet Kastratit dhe gjithë oligarkëve”, tha Alibeaj.
Ещё видео!