Në 110-vjetorin e themelimit të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i saj, Muhamet Rrumbullaku u shpreh se kjo datë e rëndësishme i gjen uniformat blu më profesionalë në luftën kundër krimit. Duke e cilësuar këtë ditë feste si një ditë reflektimi, kryepolici u zotua se çdo ditë e më shumë po punohet për rritjen e cilësisë së shërbimeve policore.
“Punonjësit e Policisë sot nuk gjenden përballë krimit, të vetëm me uniformën dhe me armën e shërbimit. Pajisjet e teknologjisë bashkëkohore, çelja e një epoke të re për bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë dhe filozofia e kontaktit të drejtpërdrejtë me problematikën e qytetarit, bëjnë që 13 janari i vitit 2023 të na gjejë shumë herë më të sigurtë, më të mbrojtur, më efecientë dhe më profesionistë”.
Ndonëse jo prezent në ceremoninë e 110 vjetorit, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi uroi Policinë e Shtetit përmes një postimi në rrjetet sociale, kur ndër të tjera tha se uniformat blu janë ndër institucionet më të besueshme për qytetarët.
Tv Klan
#policiaeshtetit #110vjetori
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!