Lajme arkiva 2005
Lëvizja Socialiste për Integrim, mblodhi Konventën e Parë Kombëtare prej nga zgjidhet kryetari i Partisë. Çdo kandidaturë sipas statusit duhet të gëzojë mbështetjen e 3% të anëtarësisë për të konkurruar në Konventës. Por e vetmja kandidaturë e paraqitur nga Komiteti Nismëtar që themeloj dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim ishte ajo e kreut aktual Ilir Meta.
Në platformën e tij Meta tha se në 4 vitt e ardhme prioritet mbeten, arsimi, shëndetësia, zhvillimi i zonave rurale, çështja e pronës si një nga obligimet kyç për integrimin europian, pa harruar rritje pagash dhe pensionesh nga mirë administrimi i buxhetit.
Ilir Meta: “Një rishpërndarje më të drejtë e cilësore të të ardhurave të realizuara, rritje të pagave, pensioneve dhe ndihmës ndaj shtresave në nevojë, rritje të punësimit dhe një përsërisim të ndjeshëm dhe të shpejtë shërbimeve publike. Unë besoj se vendi i ka të gjitha potencialet që të arrihet një rritje ekonomike prej 6.5% deri në 7.5% e prodhimit të brendshëm bruto në katër vite e ardhme. Ne provuam se nuk lindëm si produkt i tranzicionit, por si domosdoshmëri për t’i dhënë fund atij. Qytetari për ne është dhe do të mbetet fokusohet qytetari i politikës dhe jo një votues pa arsye që paraqitet në kutin e votimit një herë në 4 vjet.“
Në 26 Mars në të gjithë vendin anëtarët e LSI-së do tu drejtohen qendrat e votimit në 8 të mëngjesit për të zgjedhur me një shumicë të thjeshtë sipas parimit “një anëtar, një votë” kryetarin e Partisë./tvklan.al
Gazetare: Arta Tozaj
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!