Dikur në opozitë ishte Albin Kurti që qëllonte me vezë përfaqësuesit e mazhorancës madje brenda në sallën e kuvendit.
As Kryeministri i asaj kohe Isa Mustafa nuk kishte shpëtuar nga deputetët e Vetëvendosjes.
Ish-zv/ministri i Jashtëm Petrit Selimi u lye me vezë nga aktivistë të kësaj force sapo doli nga shtëpia.
Të tjerë ministra nuk mund të kalonin të qetë rrugëve të Prishtinës kur partia e Albin Kurtit ishte në opozitë.
Por tashmë që janë në pushtet duket se ato që kanë hedhur po i marrin mbrapsht. Kjo i ka ndodhur këtë të shtunë ministrit të Financave Hekuran Murati sapo ka dalë nga konferenca për shtyp me Kryeministrin Kurti.
Autorët e sulmit me miell janë aktivistë të Partisë Socialdemokrate të Dardan Molliqajt në opozitë.
Ata e kanë argumentuar sulmin me vendimin e ministrit për t’u hequr pagën e Gushtit mësuesve të Kosovës të cilët kanë bojkotuar punën në shenjë proteste për rrogat e ulëta duke bërë që shkollat të mos hapen në 1 Shtator.
Qeveria nuk ka pranuar të ulet në bisedime me sindikatat dhe u ka kërkuar punonjësve të kthehen në punë, por duket se heqja e pagës e ka bërë më të vështirë dialogun.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!