Lajme arkiva 2008
Furnizimi i cunguar me energji elektrike gjatë 2007, ka penalizuar bizneset shqiptare të cilat janë përballur me kosto shtesë si pasojë e përdorimit të gjeneratorëve. Konfindustria përllogaritëse gjatë fundit të vitit të kaluar, këto kosto shkojnë deri në 7.5%, ku më të prekurat rezultuan industritë ushqimore.
Dëmi i shkaktuar bizneseve ka qenë edhe indirekt si pasojë e dekurajimit të konsumit në kushtet e mungesës së energjisë për orë të tëra.
Gjergj Buxhuku: “3 mujorin e katërt të vitit 2007, ka rezultuar në një dëm ekonomik, në një shtim kostos që i është paraqitur industrive të vendit që variojnë nga 0.7 deri në 7 deri në 8%. Dëmi total mund të llogaritet disa qindra milion euro.”
Impakti i mungesës së energjisë elektrike të bizneset është përllogaritur edhe nga Enti Rregullator i Energjisë, i cili pritet që gjatë javës në vijim të raportojë mbi këtë çështje në parlament.
Ndërkaq burime nga ERE, thanë se gjatë 2007, kufizimet e energjisë për biznesin arrijnë në gati 150 milion kw/h duke u faturuar kështu bizneseve rreth 60 milion euro shtesë nga vënia në punë e gjeneratorëve./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!