[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Si biznesi i madh, ashtu edhe ai i vogël, kërkojnë më shumë kohë për t'u përshtatur me ndryshimet fiskale. Në një sondazh që Konfindustria ka bërë me 110 ndërmarrje në vendin tone, rezulton se sipërmarrësit presin që konsumi do të vijojë të shënojë rënie, për shkak të rritjes së taksave, dhe si pasojë do të ulet edhe fitimi i tyre. ( tabele) Kështu 22% e biznesit të madh mendon të transferojë punën jashtë Shqipërisë, ndërsa një pjesë e biznesit, që klasifikohet i mesëm, po sheh mundësinë për t'u kthyer në biznes të vogël.Administratori i Konfidustrisë, Gjergj Buxhuku tha se me mundësitë e hapura që ka lënë qeveria për të bërë disa ndryshime fiskale në muajin qershor, grupet e sipërmarrësve do të çojnë propozimet e tyre. Petrit Ago, një biznesmen që punon prej vitesh në Shqipëri tha se ekonomia jonë do të vijojë të ketë probleme, nëse nuk merren nisma ligjore për t'i dhënë fund informalitetit.Në fillim të janarit, një pjesë e taksave në Shqipëri si ajo qarkullimit, akciza e duhanit dhe alkoolit, por dhe tatimi mbi fitimin për biznesin e madh pësuan rritje. Kjo çështje vijon të mbajë hapur debatin, nëse do të frenojë apo stimulojë ekonominë.
Ещё видео!