SHBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë paralajmëruar Vladimir Putinin kundër krijimit të lidhjeve më të ngushta ushtarake me Korenë e Veriut, pasi flitet se lideri rus do të vizitojë vendin e izoluar në ditët në vijim. Putini po planifikon të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, në një vizitë që pason atë të liderit koreanoverior në Rusi, shtatorin e kaluar, raportojnë mediat. Gjatë atij udhëtimi, të dy liderët besohet se kanë rënë dakord që Koreja e Veriut të marrë ndihmën nga Rusia për programin e saj hapësinor në këmbim të ofrimit të armëve që rusia do ti përdorë në luftën e saj në ukrainë, në kundërshtim me rezolutat e OKB-së.
Moska i ka quajtur raportet se po përdor armë dhe municione të Koresë së Veriut në Ukrainë, si "absurde", por mbetjet nga një raketë që ra në qytetin ukrainas të Kharkivit, më 2 janar, mbanin shenja që tregonin se ato ishin prodhim koreanoverior. Kurt Campbell, zëvendëssekretari amerikan i shtetit, i tha homologut të tij koreano-jugor, Kim Hong-kyun, këtë javë se lidhjet më të ngushta ushtarake mes Phenianit dhe Moskës do të shkaktojnë paqëndrueshmëri të mëtejshme në rajon. “Ndërsa monitorohen nga afër zhvillimet e ndërlidhura, palët ranë dakord të përgjigjen me vendosmëri përmes bashkëpunimit të fortë ndaj provokimeve të Koresë së Veriut dhe veprimeve që përshkallëzojnë tensionet në rajon”, tha në një deklaratë të premten Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut.
Rusia këtë javë tha se ishte e drejta e saj të zhvillonte lidhje "të thella" me Korenë e veriut, në mesin e shqetësimit se izolimi ndërkombëtar i Moskës mund ta inkurajojë atë të transferojë teknologjinë raketore dhe bërthamore te regjimi koreanoverior. “Është fqinji ynë, është një vend mik që po zhvillon marrëdhënie dypalëshe”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. “Ne do të vazhdojmë të cojmë përpara lidhjet tona dhe e drejta jonë për të zhvilluar marrëdhënie të mira me fqinjët, nuk duhet të shqetësojë askënd dhe as të sfidohet nga askush”, tha ai. Nuk është thënë se kur Putin do ta bëjë vizitën e tij, por zyrtarët në seul thanë se kjo mund të ndodhë në ditët në vijim. Gazeta ruse vedomosti ka shkruar ndërkohë se putin do vizitojë korenë e veriut dhe Vjetnamin, javët e ardhshme.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Putin#KoreaVeriut
Ещё видео!