Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi, është paraqitur mëngjesin e sotëm në ambientet e Prokurorisë së Posaçme. Kryemadhi u mor në pyetje për rreth 5 orë, ku pas daljes nga ambjentet e SPAK tha para gazetarëve se u përgjigj për disa çështje. Ndër të tjera ajo u shpreh se lobimi, hetimi pasuror dhe operacionet plastike janë në një çështje. Deputetja e PL-së deklaroi se ka kryer botoks si të gjithë. Sa i përket celularit të saj, i cili vijon të mbahet nga prokurorët, Kryemadhi u shpreh se nuk e ka problem, pasi në të ka vetëm gjëra të bukura. Deputetja deklaroi se nuk e sfidon drejtësinë, por lufta e saj është politike.
----------------------------------------------
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]...
Instagram: / zeri.albania
YouTube: / @zerimedia.2023 .
TikTok: [ Ссылка ]=...
ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.
E VËRTETA DUHET FITUAR
#zeri.ai
#zeri #monikakryemadhi
Ещё видео!