Spitali i Prrenjasit, i cili për vite me radhë ka vuajtur nga kushte të vështira
dhe mungesa e paisjeve si radiografia, u denoncua në vitin 2018 nga programi investigativ Fiks Fare.
Atë kohe, spitali kishte aparatura të vjetra mbi 60 vjeçare, të cilat nuk ofronin shërbime efikase për 40 mijë banorët e zonës, si dhe per rastet e aksidenteve që ndodhnin. Pas denoncimit të Fisk Fare, në vitin 2020, Ministria e Shëndetësisë investoi 25 milione lekë për rikonstruksionin e spitalit, duke u përqëndruar kryesisht në rinovimin e fasadës dhe disa rregullime të brendshme. Megjithatë, pajisjet e nevojshme për të siguruar një shërbim mjekësor të shpejtë dhe efikas, si radiografia, ende mungon.
Spitali ka marrë një aparat radiografie “borxh” nga Spitali i Elbasanit, por ai nuk është instaluar ende, pasi mungon vaskë për larjen e filmave, një pjesë kyçe për funksionimin e pajisjes. Kostoja e vaskës varion nga 2,000 deri në 5,000 euro, por Ministria e Shëndetësisë nuk ka arritur ende ta sigurojë atë.
Ky problem ka detyruar banorët e Përrenjasit dhe fshatrave përreth të udhëtojnë 40 minuta deri në Librazhd për të kryer një grafikë.
Fiks fare është nje program i gazetarisë investigative i cili transmetohet per publikun e gjerë nga e hëna në të premte në orën 20:10 në Top Channel.Një emision kritik dhe problemor, i cili nëpërmjet humorit dhe satirës denoncon dukuri negative të jetës sonë si korrupsioni, vjedhjet, shkeljen e ligjeve nga ana e zyrtarëve, shkeljen e të drejtave të njeriut etj."Fiks Fare" nisi transmetimin në 19 dhjetor 2002. është i pari emision me thyerje tabuje në praktikën gazetareske."Fiks Fare" u krijua si një domosdoshmëri e mungesës së emisioneve të këtij lloji në mediat tona, për të kontribuar sadopak në zgjedhjen e halleve dhe problemeve që përballon vendi në ketë tranzicion të gjatë. "Fiks fare" ka ngritur dhe realizuar probleme të mëdha, të cilat kanë ndikuar jo vetëm në opinionin publik shqiptar, por edhe në sektore të caktuar, duke I vënë në lëvizje dhe duke dhënë zgjidhje."Fiks fare" sot funksionon si një institucion ku njerëzit denoncojnë të gjitha padrejtesitë që u bëhen dhe ku rrefejnë problemet e tyre.
Moderatorë: Xhemi Shehu & Julian Deda
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#FiksFare#TopChannel
Ещё видео!