Pas dështimit të Kosovës për t’u bërë anëtar i Këshillit të Evropës ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, duke thënë se Kosova do të jetë anëtarja e 47 e Këshillit të Evropës dhe se kjo është vetëm thjeshtë çështje kohe.
“Në këtë rrugë, ne nuk do të cenojmë vlerat që përbëjnë themelin e vendit tonë.Pasi të jemi atje, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë për shtyllat që përcaktojnë Këshillin e Evropës: të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës. Ne nuk do të shërbejmë si dorë e zgjatur e Rusisë apo si model i sjelljes autokratike.I jemi mirënjohës të gjitha vendeve që na kanë mbështetur deri tani. Së bashku, ne do të punojmë për ta bërë realitet këtë fitore të të drejtave të njeriut më herët sesa vonë.”
E kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se zgjedhjet e reja janë të domosdoshme pas këtij dështimi. Nënkryetja Vlora Citaku tha se edhe një herë gjatë këtyre katër viteve, fitoi pushteti dhe jo shteti.
Kreu i LDK-së Lumir Abdigjiku e kishte quajtur të dështuar anëtarësimin e Kosovës në KiE një natë më parë. Sipas tij populistët duhet të përballen me dështimet e tyre kapitale, me humbjen e madhe kombëtare!, duke kërkuar kështu dorëheqje e kryeministrin e më pas shpërndarjen e parlamentit.
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se oferta e Kosovës për Asociacionin e dërguar në Asamblenë e Këshillit të Evropës e ka humbur relevancën pas mbledhjes së Komitetit të Ministrave.
Në letrën që ka dorëzuar ministrja Gërvalla në Këshillin e Evropës, Kosova ka marrë përgjegjësinë që të hartojë dokumentin e formimit të Asociacionit, e që atë ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese deri në fund të majit por që nga ndërkombëtarët ishte cilësuar si hap i vonuar dhe jo konkret.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!