#oranews #saliberisha #pd #paraodi #presidnetiri #enkelejdalibeaj
Në një dalje nga selia blu për mediat ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh se me procesin e zgjedhjes së presidentit, po bëhet një parodi e neveritshme nga Rama.
Berisha tha se disa individëve të caktuar që përfaqësojnë asgjë nuk Partia Demokratike për disa arsye pranojnë të poshtërohen nga Rama.
Berisha: Ju shikoni një parodi të neveritshme, keqpërdorim të Ramës të individëve të caktuar, se për disa arsye pranojnë të poshtërohen nga Rama, ata nuk përfaqësojnë asgjë nuk partia demokratike. Bazuar në praktikën e mëparshme, kemi bërë të qartë para jush qëndrimet tona, çdo gjë që Rama bën me Ali-Bashën, është një praktike do thosha e denigrimit e shpërfytyrimit të një njeriu që një zot e di se çfarë hallesh kanë dhe që ndodh siç e patë mbrëmë të përgënjeshtrohen flakë për flakë në studio televizive për mashtrime që kanë bërë, është mjerim politik. E kanë vetë përgjegjësinë. Kur diskutuam për Presidentin nuk ka ardhur Gramoz Ruçi, por Rama në takim, nuk vendosin ata që nuk përfaqësojnë që janë të shkarkuar nga çdo funksion, mund të dalin të recitojnë gjithë ditën, por nuk kanë asnjë tagër, Rama të vazhdojë rrugën, nuk thashë bojkot. Nuk ka bojkot, nuk mund të bëhemi pjesë e një procedure që është e bazuar në fals-opozitë.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!