Euro, monedha e përbashkët europiane ka pasur për herë të fundit vlerën sa një dollar amerikan në dhjetor 2002. Edhe të martën paradite euro mbërriti aty, pas një rënieje prej disa javësh: Një vit më parë modhedha europiane këmbehej me 1,18 dollarë. Ekspertët nuk e përjashtonin mundësinë që euro mund të arrinte sërish barazinë me dollarin. Vlerën më të ulët euro e ka pasur më 5 korrik 2001, kur shënoi 0,8380 dollarë. Janë shqetësimet lidhur me recesionin ato që e rrëzuan monedhën e përbashkët europiane. Sidomos rreziku i ndalimit të gazit u ka ngjallur frikën tregjeve financiare, dhe që nga e hëna ndërprerja e gazit është bërë realitet.
Fakti që euro është kaq e dobët kundrejt dollarit ka të bëjë edhe me vlerësimin e monedhës amerikane. Rezerva federale amerikane ka lëvizur shpejt dhe me efikasitet për të luftuar inflacionin dhe ka filluar të rrisë normat e interesit. Kjo bëri që të frikësoheshin bursat, të cilat i druhen një recesioni në SHBA fillimisht. Por tani vëmendja është drejtuar nga evropa. Sepse nëse bie ekonomia në SHBA, atëherë recesioni do të prekë edhe Europën. Ndërkohë tregjet financiare i bëjnë llogaritë duke u mbështetur tek strategjia e rezervës federale amerikane.
Nëse Banka Qendrore Europiane do të hedhë tani hapin e parë në lidhje me normat e interesit dhe më pas edhe hapa të tjerë duke rritur normën e interesit mbase më shumë nga sa ishte menduar deri tani, atëherë kjo mund të ndihmonte sërish në rritjen e euros. Monedha evropiane do të mund të arrinte shpejt në vlerën 1.10 dollarë ose edhe më shumë. Sidoqoftë, tregjet janë shumë nervoze edhe për shkak të pasigurisë. Nëse gazi do të vazhdojë të rrjedhë nga Rusia, atëherë kjo, sipas ekspertëve, do të ndihmonte euron.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Euro#Dollar#TopChannel
Ещё видео!