Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Një sasi prej 7.2 kg lëndë narkotike kanabis sativa është sekuestruar nga policia në një banesë të braktisur në Mat.
Kontrollet janë zhvilluar në ambiente të ndryshme të Njësisë Administrative Baz, në fshatin Lek Hot.
“Si rezultat i kontrolleve në një banesë të braktisur, është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë narkotike në formë boçe, e dyshuar Cannabis Sattiva, si dhe disa bimë narkotike, degë e kërcej në proces tharjeje. Pas peshimit rezultoi se pesha e saktë ishte 7 kilogramë e 200 gramë lëndë e bimë narkotike në proces tharjeje”, sqaron policia.
Lënda dhe bimët narkotike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët e implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.
Për më shumë lexoni në:
[ Ссылка ]
Ещё видео!